Marco Materazzi, një nga legjendat e futbollit, i intervistuar nga FIFA pak orë para shortit të grupeve të Botërorit 2026 (11 qershor – 19 korrik, SHBA, Meksikë dhe Kanada, me 48 skuadra), tha: “Ne italianët mungojmë që dy edicione, kësaj radhe kemi nevojë të jemi në Botëror. Italia e ka fituar katër herë këtë kompeticion dhe një kombëtare kaq e fortë meriton të luajë fazën përfundimtare”.
“E meritojmë, – vazhdoi Materazzi, – por duhet të rritemi nga çdo pikëpamje dhe të mos mbetemi pas. Nëse dështon dy Botërorë, do të thotë se ke gabuar diçka. Duhet të përmirësohemi, të shikojmë çfarë bëjnë të tjerët dhe të arrijmë në Botërorin 2026. Për ne është thelbësor kualifikimi, pasi futbolli ka shumë rëndësi në Itali dhe është popullor, me tifozë në vend dhe jashtë, veçanërisht këtu në Amerikë.
Shpresojmë të kualifikohemi sepse tifozët dhe ish-legjendat e presin këtë, pas 10-12 vitesh mungesë, një vuajtje e madhe për Italinë. Kam luajtur në një Botëror, në Gjermani, ku ishin shumë italianë që treguan mbështetje. Për ta, kualifikimi dhe një sukses në Botëror do të ishte shans për të kuptuar fuqinë e Italisë, që të arrijë sa më larg”.
The post Materazzi: E meritojmë Botërorin, të shikojmë çfarë bëjnë të tjerët për t’u përmirësuar appeared first on Telesport.











