‘‘Maskaradë tjetër e Kurtit’’, Mehmetaj – VV’së: Gubana që s’kurseni asgjë për të fëlliqur përtej çdo kufiri

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar rreth një video të shpërndarë ku një person i thotë kryeministrit Albin Kurti, se kinse ai është ish-punëtor i ‘’Komoditës’’ dhe se aty, sipas tij, e ka përjetuar tmerrin.

Mehmetaj ka thënë se kjo është video propagandë dhe se këtë e ka quajtur ‘‘maskaradë tjetër’’ të Kurtit, pasi që personi në fjalë është Kujtim Fejza, burri i Shqipe Daija Fejza,  e cila është asambliste e Vetëvendosjes në Gjakovë dhe kryetare e Gruas së Vetëvendosjes në Gjakovë.

Po ashtu, Mehmetaj në postimin e tij ka deklaruar edhe se nëse është e vërtetë ajo se çfarë ka thënë ky person kjo nënkupton se ‘‘gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes nuk respektohen të drejtat e punëtorëve, nuk ka inspektorë që i kontrollon kompanitë dhe pronarët operojnë barbarisht me punëtorët sikur të mos kishte shtet’’.

‘‘Dhe problemi kryesor: Si u bë që Albin Kurti akuzonte Devollët e bash burri i kryetares së gruas në Gjakovë paska marrë rrogë prej tyre?’’, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Ekzemplar i sistemit putinist të propagandës

Vetëvendosja ka shpërndarë një video ku një person del e i thotë Albin Kurtit se ai është ish-punëtor i Komoditës e aty ka përjetuar tmerrin, diskriminim të madh e çka jo tjetër. E përshkruan me pak fjalë Auschwitz-in.

Po kjo është veç një maskaradë tjetër e Kurtit.

Në fakt, personi në fjalë është Kujtim Fejza, burri i Shqipe Daija Fejza, asambliste e Vetëvendosjes në Gjakovë dhe kryetar e Gruas së Vetëvendosjes në Gjakovë.

Më poshtë në foto e keni të njëjtin duke drekuar edhe me kryetarin e degës së VV-së në Gjakovë.

Videoja është propagandë.

Por, fatmirësisht këta janë të budallëm, prandaj duke tentuar të prodhojnë një mashtrim, janë ngulur direkt me kokë.

Pyetja e parë: Nëse në vendin ku ke punuar ke përjetuar torturë, atëherë konfirmohet se gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes nuk respektohen të drejtat e punëtorëve, nuk ka inspektorë që i kontrollon kompanitë dhe pronarët operojnë barbarisht me punëtorët sikur të mos kishte shtet.

E dyta, konfirmohet se nuk qenka e vërtetë se në Kosovë paska plotë vende të lira pune, sepse ky personi paska duruar torturën në Komodita, duke e ditur se përndryshe mbetet pa punë.

Apo jo?

Dhe problemi kryesor: Si u bë që Albin Kurti akuzonte Devollët e bash burri i kryetares së gruas në Gjakovë paska marrë rrogë prej tyre?

A?

Ehh bre gubana bre që nuk kurseni askë e asgjë për të fëlliqur përtej çdo kufiri.