Familja e Engjull Qollakut donte të kthehej nga Zvicra pas luftës për të jetuar në Ortakoll të Prizrenit, por planet iu shkatërruan rrugës.
Gjithë pasurinë që e fitoi në Zvicër, e la tek trualli prej 197 metrave katror në këtë lagje të Prizrenit, të cilën e bleu nga një serb, Zoran Garic.
Pazari u krye, 120 mijë euroi i mori serbi, mirëpo Engjulli nuk e gëzoi kurrë atë pronë. 67-vjeçari e kuptoi në vitin 2004 kur kishte ardhur në Kosovë se në pronën e tij po ndërtonte dikush tjetër.
Por kujt ia kishte shitur me të vërtetë pronën serbi, Engjull Qollakut apo Faim Hotit?
Engjulli thotë se i ka të gjitha dokumentet e blerjes së pronës.
Sipas tij, Faimi është ai që e ka falsifikuar dokumentin e blerjes me serbin, përmes ish-drejtorit të Gjeodezisë në Prizren. Kadri Ukimeri, i cili tashmë ka vdekur, dhe i njëjti ishte akuzuar për keqpërdorime me prona komunale apo siç njihet “Rasti Muja dhe të tjerët”. Por a mundi ta sqarojë këtë mesele Engjulli me Faimin? Me këtë të fundit thotë se e pati të pamundur çdo tentim komunikimi.
Aty ku mbante shpresat, thotë se është dëshpruar më së shumti.
Gjykata në Prizren sipas Engjullit po e neglizhon rastin pasi fillimisht i dha të drejtë e pastaj e ktheu lëndën në rigjykim dy here e tash nuk po merret fare me lëndën.
Engjulli tani pa shtëpi, që 25 vite jeton në fshatin Shpinadi të Prizrenit tek vëllezërit.
Të gjitha procedurat gjyqësore bëhen në emër të serbit Zoran Garic pronarit fillestar të pronës deri në një aktgjykim final derisa Engjulli ka marrë autorizimin e pronës nga serbi.
Derisa në vitin 2007, blerësi Engjulli e kishte bërë edhe shpronsimin e pronës në komunën e Prizrenit.











