MASHT-i ende pa vendim për tekstet shkollore, Nagavci sot në konferencë për media

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot do të mbajë konferencë për media.

Ajo do të mbahet me fillim nga ora 13:00. Lajmi është konfirmuar nga MAShT-i.

Nuk është bërë e ditur tema, megjithatë ditëve të fundit është diskutuar lidhur me mundësitë e furnizimit me libra.

Kanë mbetur rreth tri javë që të fillojë procesi mësimor parauniversitar dhe Ministria e Arsimit ende nuk ka bërë të ditur se cili do të jetë modeli që ka zgjedhur për furnizimin e nxënësve me mjetet shkollore.

Nuk dihet nëse do të ndiqet forma e vitit të kaluar me subvencionim, apo me anë të tenderit librat të jepen falas.