Masat lehtësuese/ Rama sqaron cilat janë bizneset e para që do hapen në ditët në vijim: Ndahen në tre kategori

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike ndarjen e bizneseve sipas tre kategorive, në bazë të së cilave të nisë zbatimi i masave lehtësuese. Që do të thotë, jo të gjitha bizneset do mund të vijojnë aktivitetin e tyre në javët në vijim, ku dhe është parashikuar që të ketë një lehtësim të masave, kjo për shkak të një kurbe që ka pësuar rënie.

Tre janë kategoritë: bizneset me risk të ulët, të cilat referuar kreut të qeverisë, do të jenë të parat që do të hapen në ditët në vijim në kuadër të masave lehtësuese. Këtu bëjnë pjesë tregtimi me pakicë të veshjeve, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, të mobileve, pajisjeve të ndriçimit, të luleve, orëve bizhuterive, të lodrave për fëmijë. Megjithatë, edhe pas hapjes, ato do të funksionojnë në rregulla të forta sigurie, sipas disa protokolleve për të cilat Rama tha se do të jenë gati shumë shpejt.

Më pas, janë ato të bizneseve me risk të mesëm, ku bëjnë transporti urban, tregtimi i mallrave të përdorura, autoshkolla dhe në fund bizneset me risk të lartë.

“Bizneset me risk të ulët: Ku merren parasysh një sërë kriteresh, shitje me pakicë, tregtimi me pakicë të veshjeve, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, të mobileve, pajisjeve të ndriçimit, të luleve, orëve bizhuterive, të lodrave për fëmijë) kjo është fasha e parë që duam ta hapim në ditët në vijim. Të hyjë në fuqi Kodi i Ri Penal. Java e ardhshme do jetë vendimtare me rregulla dhe protokolle të qartë.

Bizneset me risk të mesëm: Transporti rrugor urban, tregtia me pakicë e mallrave të përdorura, tregjet, autoshkollat, tregtia me pakicë në tenda e tregje

Bizneset me risk të lartë: restorantet që nuk kanë delivery, aktivitete e argëtimit, arsimi, aktivitete sportive, palestrat, transporti ndërurban”, tha Rama.

Shqiptarja.com