Masat e BE’së ndaj Kosovës: Nga kokëfortësia e Kurtit deri te humbjet e mëdha ekonomike

Moskoordinimi me aleatët dhe kokëfortësia e Kryeministrit Albin Kurti bëri që Bashkimi Evropian të vendoste  masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor 2023, për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri të vendit, shkruan Gazeta Metro.

Vendimi atë botë ishte marr nga Këshilli i Bashkimit Evropian, i cili e ka kushtëzuar heqjen e masave me progresin në de‑eskalim të tensioneve në veri dhe përmbushjen e kushteve të parashtruara nga BE‑ja.

“Masat që janë vendosur ndaj Kosovës janë masa të përkohshme dhe të kthyeshme. Ato nuk janë sanksione, por masa politike që synojnë të inkurajojnë de‑eskalimin e situatës në veri të Kosovës. Fakti që BE‑ja vendosi masa kundër Kosovës vitin e kaluar është reflektim i hapave që çuan në përshkallëzim. Tani shohim më shumë hapa të njëanshëm dhe më shumë veprime të pakoordinuara… kjo çon në eskalim të mëtejshëm.”, ishte shprehur Peter Stano, Zëdhënës i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri para dy viteve kur u vendosen masat.

Qeveria e Kosovës në largim e udhëhequr nga kryeministri në ikje, Albin Kurti, ia pezullojë Kosovës hiq më pak se rreth 613.4 milionë euro projekte, kjo si pasoj e veprimeve të pamartuara dhe të njëanshme.

E ku përveç humbjeve financiare nga masat e BE, kishin krisur edhe marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-BE.

Humbje tjetër përveç asaj në marrëdhënie ishte edhe kur në tabelën e Planit në Rritje figuronte se veç Kosova me zero përfitime nga pako e BE’së prej 87.7 milionë eurosh për investime në energjie të pastër për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, e që sot qytetarët po përballen edhe me një valë të re të rritjes së energjisë ku është bërë sfidë kryesore.

S’do shumë mund për t’a kuptuar sa rëndë kushtuan veprimet e njëanshme të Qeverisë ku dy vjet pas miratimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian kur bëri shpërndarjen e fondeve për vendet e rajonit,  Kosova mbeti e vetmja që me Bosnjën që nuk kanë marrë asnjë cent.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Evropian, vendi nuk ka marrë asnjë cent për shkak të bllokadës së brendshme politike, që ka pamundësuar ratifikimin e marrëveshjeve për Fondin dhe Huadhënien Reformuese në Kuvend. Pra tjetër shpullë për ekonominë e vendit

Sipas të dhënave të publikuara bazuar në burimet e Komisionit Evropian, financimet e para të BE-së për vendet e rajonit janë ndarë si vijon:

Shqipëria: 164 milionë euro
Serbia: 111 milionë euro (parafinancim)
Maqedonia e Veriut: 76 milionë euro
Mali i Zi: 45 milionë euro
Kosova: 0 euro
Bosnja: 0 euro

Në raport theksohet se Kosova nuk kishte marrë asnjë fond nga BE-ja për shkak të bllokadës së brendshme politike.

Pas zgjedhjeve lokale Lista Serbe u kthye sërish në veri, dhe ndonëse pritej që masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë Kurti do të hiqeshin në momentin që pushtetin në veri e kthen Lista Serbe, kjo s’ndodhi. BE-ja doli prapë me kërkesa të reja për Kosovën.

Edhe pse nuk i hoqi masat as këtë vit, Bashkimi Europian është shprehur i gatshëm të punojë me institucionet e reja të Kosovës që dalin pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, me synim heqjen e masave dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

BE-ja ishte shprehur se synimi është që të hiqen masat e vendosura ndaj Kosovës për shkak të Albin Kurtit, por kjo mund të ndodhë kur të krijohen institucionet e reja.

”Ne gjithashtu e marrim në dijeni shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare më vonë gjatë dhjetorit dhe nënvizojmë rëndësinë e një procesi zgjedhor të administruar mirë dhe konkurrues , duke përfshirë pjesëmarrjen, certifikimin e partive politike dhe akreditimin e mediave nga të gjitha komunitetet”, thuhet më tej në këtë përgjigje.

Por pavarësisht kësaj që tha para disa dite, dje BE’a ka filluar të lëviz muret e masave të vendosura kaq vite duke konfirmuar se Këshilli i Ministrave të shteteve anëtare ka vendosur të heqë 50% të masave ndëshkuese ndaj Kosovës në vlerë prej afro 216 milionë euro.

Ndërkaq sipas Shefes së Komisionit të BE’së Ursula von der Leyen edhe  205 milionë euro lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm./gazetametro.net