Një ngjarje e rëndë është shënuar pak momente më parë në qytetin e Korçës.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se një person është goditur me sëpatë dhe si pasojë ka gjendur vdekjen.
Ende nuk dihen rrethanat apo identiteti i viktimës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur më tepër detaje rreth kësaj tragjedie.