Martinez: Portugalia më e bashkuar se kurrë, Ronaldo gati të kontribuojë për skuadrën

Trajneri Roberto Martínez tha se kombëtarja portugeze është “e bashkuar dhe më e fortë” përpara ndeshjes së tyre vendimtare të Kupës së Botës kundër Spanjës. Skuadra e mbushur me yje e Portugalisë është përballur me mjaft kritika ditët e fundit, ku në qendër të vëmendjes mbetet kapiteni Cristiano Ronaldo, 41 vjeç.

Jemi më të bashkuar dhe më të fortë. Po luajmë një Kupë Bote, sigurisht që ka shumë zhurmë, shumë tension, është pjesë e lojës. Fokusi ynë është te skuadra. Arritëm një kualifikim të vështirë ndaj kroacisë dhe tani nap ret një tjetër rival i fortë si Spanja”, deklaroi trajneri i Portugalisë.

Më tej, Martinez foli për sfidën e radhës: “Ashtu si ndaj Kroacisë, tani vetëm fitorja ka rëndësi. Nuk kemi më asnjë hapësirë ​​për gabime. Ne kemi lojtarë me cilësi të lartë, ndër më të mirët në botë, dhe duhet ta tregojmë këtë në fushë. Edhe Ronaldo është gati, ai dëshiron të kontribuojë dhe është një model për ekipin tonë”.

The post Martinez: Portugalia më e bashkuar se kurrë, Ronaldo gati të kontribuojë për skuadrën appeared first on Telesport.