Martin Leka: Humbja e PD ka për autor Sali Berishën

Në të gjithë Shqipërisë vijon procesi i numërimit të votave, ndërsa Partia Socialiste vijon të konsolidojë fronin dhe po shkon drejt shumicës prej 84 mandate.

Gazetari Martin Leka, i ftuar në ABC News, theksoi se humbja e Partisë Demokratike ka vetëm një autor: Sali Berishën!

Ai theksoi se kreu demokrat është bërë “fansi më i madh i Edi Ramës”

“Sot është shumë e vështirë të flasim me këto rezultate. Ja fut gjithmonë gabim dhe është bërë fansi më i madh i Edi Ramës. Saliu në shumë raste, është i vetmi person përgjegjës, dhe nëse ka një gjë madhështore në gjithë këtë proces të zgjedhjeve në Shqipëri është humbja që ka për autor Sali Berishën”, tha ai.