I vetmi lajm vërtet pozitiv për Interin është koha, kaloi muaji mars që rrezikonte të ishte fatal. U mbyll me vuajtje në Firence, me një “zero” në fitore. Dy barazime dhe një humbje në kampionat, plus një barazim në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Vetëm dy gola të shënuar (nga Pio Esposito), tre të pësuar, mes tyre ai i Estupinan në derbi, që rrëzoi shumë siguri.
Megjithatë, Interi mbetet në krye me 6 pikë distancë ndaj Milanit dhe 7 ndaj Napolit, edhe pse dy ndjekësit duken më mirë psikologjikisht. Chivu duhet të japë përgjigje menjëherë në prill ndaj Romës dhe Comos, ndeshje direkte ku janë parë limitet. Problemi tjetër është menaxhimi i avantazhit. 12 pikë të humbura nga epërsia, kundrejt 10 të Milanit të Allegrit. Vetëm një përmbysje, ndaj Pisa.
Thelbësor është rikthimi i Lautaro Martinez. Pa të, Interi humbet identitet dhe lidership. Rënia lidhet me mungesën e tij. Pozitiv është mosgrumbullimi i tij me Argjentinën, ka kohë për rikuperim. Në fund, pritet më shumë nga Dumfries e Calhanoglu (50% në formë), si dhe nga Thuram e Bonny, “fantazma” në Firence. Prilli është provimi vendimtar për Chivu.
The post Marsi, i tmerrshëm për Interin. Chivu ka nevojë për Lautaron dhe rikthimin e mentalitetit appeared first on Telesport.









