Marseja e ka përjashtuar pas sherrit, trajneri Deschamps e grumbullon në kombëtare

Adrien Rabiot, i përjashtuar nga Olympique Marseille pas një grindjeje me një shok skuadre pak ditë më parë, është në listën prej 23 lojtarësh të thirrur nga trajneri i Francës, Didier Deschamps, për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës 2026

Rabiot (30 vjeç dhe 53 ndeshje me “gjelat”) nuk po stërvitet më me ekipin e Roberto De Zerbi dhe po kërkon një destinacion të ri, me Milan të interesuar. Ndërkohë, Franca do të përballet me Ukrainën më 5 shtator në Wroclaw të Polonisë dhe me Islandën, më 9 shtator, në Parc des Princes.

Kam folur disa herë me Adrien, nuk do të hyj në detaje. Natyrisht, nuk është një situatë e lehtë për të. Nuk e di çfarë do të ndodhë nga tani deri të hënën, kur ai të bashkohet me ne. E vetmja gjë  është se të hënën, kur ai të bashkohet me ne, gjithçka do të zgjidhet. Situata e tij do të jetë e qartë“, komentoi Deschamps.

The post Marseja e ka përjashtuar pas sherrit, trajneri Deschamps e grumbullon në kombëtare appeared first on Telesport.