Marseca i “fiksuar” pas yllit të Serie A, Chelsea e gatshme të ofrojë 90 milionë euro

Juventus do ta ketë shumë të vështirë të mbajë Kenan Yildiz në përfundim të këtij sezoni. Interesi për yllin turk sa vjen e shtohet. Një nga klubet më të interesuara për Yildiz është Chelsea.

Enzo Maresca e pëlqen shumë 20-vjeçarin, i cili është një lojtar tejet modern, i aftë të jetë golashënues, i aftë të luajë si organizator dhe në disa pozicione sulmuese, gjë që përshtatet në mënyrë të përkryer me sistemin e lojës së Enzo Maresca-s.

Sipas medieve angleze, Chelsea është e gatshme të paguajë 90 milionë euro për Yildiz. Megjithatë, “Blutë” nuk do ta kenë aspak të lehtë garën për transferimin e turkut, për të cilin ka interes nga thuajse të gjitha klubet e mëdha.

The post Marseca i “fiksuar” pas yllit të Serie A, Chelsea e gatshme të ofrojë 90 milionë euro appeared first on Telesport.