Marrëveshjet e Serbisë me Rusinë, Krasniqi: Kjo aleancë është armiqësore ndaj Kosovës

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka komentuar vizitën e presidentit serb në Rusi dhe nënshkrimin e marrëveshjeve në mes të dy vendeve.

Ai ka bërë me dije se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve dëshmon për konsolidimin e kësaj aleance.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo aleancë është armiqësore ndaj Kosovës.

“Nënshkrimi i sotëm i 2o marrëveshjeve, përfshirë edhe atë për “partneritetin e gjithmbarshëm strategjik” ndërmjet Rusisë e Kinës, deklarata e përbashkët antiamerikane, takimet e Vuçiqit me Putinin e Si Gjingpingun, dëshmojnë për konsolidimin e një aleance, e cila ndaj nesh është armiqësore. Efektet e saj do të shihen më vonë, por e sigurt është se nëse kjo aleancë bëhet fitimtare, ne shqiptarët do t’i kemi punët shumë keq. E pakta që mund të bëjmë është ta dimë se çka po bëjnë armiqtë tanë”, ka shkruar Krasniqi.