Real Madridi dhe Liverpooli po planifikojnë të bëjnë një prej shkëmbimeve më të mëdha të afatit kalimtar veror.
Klubi spanjoll ka shprehur interesim për Alexis Mac Allister, mesfushorin argjentinas i cili ka qenë kyç për Lierpoolin këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve evropianë.
Mediumi spanjoll Fichajes raporton se Real Madridi po planifikon të përfshijë lojtarë në marrëveshje për ta bindur Liverpoolin.
Një lojtar që po përmendet si pjesë e një marrëveshje të mundshme është Arda Guler.
Talenti turk, i cili u transferua me pritshmëri të mëdha në Spanjë, ka pasur vështirësi për minuta nën urdhrat e Carlo Ancelottit për shkak të lëndimeve dhe konkurrencës në mesfushë.
Liverpooli, të njohur për transferimin e lojtarëve të rinj dhe të talentuar, do të ishin të interesuar për afrimin e tij.
Sidoqoftë, pavarësisht potencialit të Guler, besohet se vetëm përfshirja e tij mund të mos jetë e mjaftueshme për të siguruar transferimin e Mac Allister.
Liverpooli e sheh atë si një investim për të ardhmen afatgjatë dhe nuk janë me nxitim për ta lënë të largohet.
Si rezultat, Real Madridi mund të ofrojë një shumë të majme parash për t’i bërë drejtuesit e Liverpoolit të mendojnë dy herë.
Bisedimet janë ende në fazën fillestare, por ato mund të avancojnë gjatë javëve në vazhdim.
Real Madridi e vlerëson argjentinasin si një lojtar i cili mund të sjellë ekuilibër dhe kualitet në mesfushën e tyre, teksa Guler mund të gjejë platformën perfekte për t’u zhvilluar tek Liverpooli