Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri disa komente të tjera mbi “konceptin e një marrëveshjeje” që ai thotë se e ka arritur me NATO-n për Groenlandën.
Ai thotë se bisedimet janë ende në zhvillim e sipër, por “janë mjaft të avancuara”, duke thënë se marrëveshja “na jep gjithçka që na duhej” – veçanërisht në aspektin e “sigurisë kombëtare dhe sigurisë ndërkombëtare”.
Trump përsërit se do të ishte një “marrëveshje e përhershme”, por nuk sqaron nëse pronësia ishte pjesë e diskutimeve.
“Është marrëveshja përfundimtare afatgjatë”, thotë ai. “Dhe mendoj se i vendos të gjithë në një pozicion vërtet të mirë, veçanërisht sa i përket sigurisë dhe mineraleve dhe gjithçkaje tjetër.”










