A është ky viti i Brazilit? Kjo është pyetja që rikthehet në çdo Botëror, ndërsa titulli i fundit i “Seleçaos” mbetet ai i vitit 2002. Kapiteni Marquinhos, në një intervistë për FIFA-n, foli për vështirësitë me të cilat përballet kombëtarja braziliane:
“E kam përjetuar atë zhgënjim si në nivel klubesh, ashtu edhe me kombëtaren. E dimë që standardet janë shumë të larta dhe gjithçka vendoset nga detajet më të vogla. Duhet të bësh sa më pak gabime, të përfitosh nga gabimet e kundërshtarëve dhe të qëndrosh i fortë, do të kalojmë momente të vështira”.
Mbrojtësi i PSG-së shtoi: “Liderët e vërtetë dalin në pah në situatat më të vështira. Pikërisht atëherë duhet të marrësh përgjegjësi, veçanërisht ndaj lojtarëve të rinj që nuk janë mësuar me presionin”.
Për skuadrën dhe trajnerin Carlo Ancelotti u shpreh: “Kemi shumë lojtarë të mëdhenj dhe alternativa në çdo repart. Ancelotti është një fitues serial, që ka treguar se di ta shndërrojë një ekip në kampion. Është shumë e rëndësishme ta kemi në drejtim në këtë moment”.
Ai përfundoi: “Jemi shumë të lumtur që kemi një trajner si ai. Ka sjellë një shkëndijë të vërtetë në grup, pikërisht atë që na duhej përpara këtij Botërori”.
The post Marquinhos për Ancelottin: Një fitues serial, shumë e rëndësishme ta kemi në drejtim appeared first on Telesport.







