Marquinhos: E pabesueshme ta fitosh një finale kështu. Donnarumma? E duam shumë!

Marquinhos, kapiteni i PSG, foli për “Sky Sport” pas fitores me përmbysje (edhe me penallti) ndaj Tottenham në finalen e Superkupës së Europës, të luajtur në Udine: “E pabesueshme të fitosh në këtë mënyrë. Kjo skuadër tregoi edhe një herë personalitet, edhe pse nuk jemi ende në formën tonë maksimale fizike. Arritëm të shënonim golat e nevojshëm falë zëvendësimeve, te penalltitë kemi lojtarë që godasin mirë dhe një portier që na ndihmoi”.

Për meritat e Donnarumma: “Gigi, të duam shumë, një puthje për ty”.

Më pas tregoi si erdhi përmbysja: “Kur rezultati ishte 2-0 për kundërshtarin, Tottenham u tërhoq shumë prapa. Kjo është e rrezikshme kur e pret PSG-në në këtë mënyrë. Bëmë disa zëvendësime që na dhanë diçka më shumë. Gonçalo (Ramos) hyri shumë mirë, kishim nevojë për një numër 9 që ta fuste topin në rrjetë”.

Për momentin vendimtar të penalltive, kapiteni shtoi: “I besuam Lucas (Chevalier), e njohim, sapo ka ardhur, por ishte momenti për të treguar veten. Jemi shumë të lumtur, sepse ia doli. Edhe ekzekutuesit tanë të penalltive bënë një punë të shkëlqyer. Kjo është PSG-ja, duhet të dish ta përballosh presionin. Lucas është një portier i nivelit të lartë, e përballoi dhe bëri detyrën. I them: Mirë se erdhe me një trofe! Askush nuk e ka vendin e sigurt te PSG-ja, duhet të jesh gjithmonë në nivelin më të lartë për ta mbajtur atë”.

The post Marquinhos: E pabesueshme ta fitosh një finale kështu. Donnarumma? E duam shumë! appeared first on Telesport.