Giuseppe Marotta sqaroi “thumbimet” e fundit me Antonio Conten, trajnerin aktual të Napolit. I intervistuar nga Dazn pak çaste para fillimit të ndeshjes në “San Siro”, ai tha: “E kam përshëndetur tashmë në dhomat e zhveshjes, është minimumi mes dy personave korrektë, që kanë kaluar vite pune bashkë. Këndvështrimet mund të jenë të ndryshme dhe kjo është pjesë e botës sonë. Janë përplasje dialektike që lindin kur ka duele në krye të renditjes”.
Marotta theksoi edhe peshën e aspektit mendor: “Në futbollin modern, ana mentale ka një përqindje shumë të lartë. Edhe sot do të luhet shumë nga ky këndvështrim”.
Më pas vlerësoi punën e Chivu: “Merita është e renditjes dhe e këtij momenti sezonal. Si shoqëri kemi detyrimin ta mbështesim Chivu; meritat ndahen mes tij dhe skuadrës, si edhe tifozëve që nuk na kanë munguar kurrë”.
Për merkaton: “Me dëmtimin e Dumfries, nëse mund ta forcojmë krahun e djathtë, do ta bëjmë, por nuk është e lehtë të gjesh një profil ‘da Inter’, sidomos në janar”.
The post Marotta: “Thumbimet” me Conte? Janë pjesë e lojës, kemi këndvështrime të ndryshme appeared first on Telesport.










