Presidenti i Inter, Beppe Marotta, shikon me besim përpara sezonin e ri, duke shpresuar që skuadra të korrë ato objektiva që humbi muajt e fundit të sezonit të kaluar. Ai ka folur për gjendjen e skuadrës në prag të sezonit të ri.
“Ka optimizëm maksimal. Ne jemi Inter dhe duhet ta shikojmë gjithmonë të ardhmen me optimizëm të madh”, u shpreh presidenti i klubit zikaltër.
Në lidhje me merkato, ai foli në lidhje me situatën e turkut Hakan Calhanoglu. “Nuk ka asgjë e re, ai është i yni për të gjitha qëllimet dhe synimet. Ai do të mbërrijë sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të jetë në kampin stërvitor”, tha Marotta.
Duke folur për një tjetër emër të përfolur kohët fundit, Leoni, ai shtoi: “Është një talent, por është një lojtar i Parmës, jo i yni“.
“Valentin Carboni do të shkojë në Genoa, me një trajner të mirë si Vieira. Esposito dhe Buchanan? Së shpejti, së shpejti do t’ju japin informacione për ta”, deklaroi Marotta.
The post Marotta sqaron situatën e Calhanoglu: Ne jemi Inter, shohim situatën me optimizëm appeared first on Telesport.