Marotta për merkaton e janarit: Nuk parashikoj surpriza, grupi aktual brenda nevojave të trajnerit

Inter po dominon në Serie A dhe fitorja 2-1 ndaj genoa ka rikthyer zikaltërit në krye të renditjes. Presidenti i klubit, Beppe Marotta, ka folur për merkaton qe do të ndjekë klubi në janar.

Është e qartë se po e ndjekim me shumë kujdes përreth dhe për çdo mundësi që do të shfaqet. Dhe, nëse do të kishte mundësi të mia sigurisht që do t’i shfrytëzonim”, tha Marotta.

Gjithsesi, duhet të them se kjo skuadër përmbush programin tonë, kërkesat dhe nevojat e trajnerit. Ndaj, nuk parashikoj ndonjë marrëveshje të madhe në janar”, u shpreh Marotta.

The post Marotta për merkaton e janarit: Nuk parashikoj surpriza, grupi aktual brenda nevojave të trajnerit appeared first on Telesport.