Marotta, pas seancës në komisionin antimafia: Merkatoja? Nuk jemi në emergjencë

“Nuk jemi në një situatë emergjence. Do të shohim, nëse ka mundësi do t’i ndjekim”, – deklaroi shkurt Beppe Marotta, president i Interit, duke folur për merkaton zikaltër në dalje nga “Palazzo San Macuto”.

Numri një i klubit nga “viale della Liberazione” u dëgjua të premten nga komiteti për infiltrimet mafioze në manifestimet sportive, i ngritur pranë komisionit ndërparlamentar antimafia dhe i drejtuar nga senatori i PD-së, Walter Marini.

Seanca dëgjimore e Marottës bën pjesë në një cikël të gjatë audicionesh. Në muajin janar janë dëgjuar tashmë presidentët e Milanit dhe Juventusit, si edhe drejtuesit e Romës. Në javët e ardhshme janë planifikuar audicione me drejtuesit e klubeve të tjera të Serie A, mes tyre Atalanta, Napoli, Lazio dhe Hellas Verona.

 

The post Marotta, pas seancës në komisionin antimafia: Merkatoja? Nuk jemi në emergjencë appeared first on Telesport.