Marotta: Një dhuratë për tifozët? Nuk përjashtoj asgjë. Disa na quanin të mbaruar, por…

“Një dhuratë për tifozët në janar, pas dëmtimit të Dumfries? Nuk përjashtoj asgjë, por skuadra i përgjigjet plotësisht kërkesave të trajnerit dhe klubit”. Kështu u shpreh presidenti i Interit, Beppe Marotta, para gjysmëfinales ndaj Bologna.

“Do të flasim me Ausilio dhe Baccin, do të vlerësojmë çfarë të bëjmë. Janari është merkato riparimi dhe ne s’kemi çfarë të riparojmë, ndoshta vetëm të përballemi me ndonjë dëmtim. Shpesh nuk ka lojtarë që garantojnë cilësi më të madhe se ata që ke”.

Fjalë vlerësimi për Chivu: “Jemi krenarë që e zgjodhëm. Është trajner modern, me shumë cilësi. Zgjedhje e gjithë zonës teknike, e miratuar nga pronësia. Duhet guxim”.

Mesazh për kritikët: “Na quanin të mbaruar? Ne jemi Interi. Kritikat e ekzagjeruara i lëmë aty ku i gjetëm. Modeli i Interit mbetet konkurrues”.

 

The post Marotta: Një dhuratë për tifozët? Nuk përjashtoj asgjë. Disa na quanin të mbaruar, por… appeared first on Telesport.