Marotta: Ngjarje e rëndë dhe delikate, jemi pranë familjes së viktimës dhe Martinez

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, komentoi incidentin e rëndë rrugor ku u përfshi portieri Josep Martinez, pranë “Appiano Gentile”: “Fatkeqësisht është një ngjarje e rëndë dhe delikate.

Jemi pranë familjes së personit që humbi jetën dhe gjithashtu pranë lojtarit tonë, të cilin e njohim shumë mirë. Janë fatkeqësi që, për keqardhje, bëjnë pjesë në jetën e përditshme. Shpresoj që edhe nga kjo situatë tragjike të mund të nxirret diçka e mirë”.

Deklarata u bë nga Marotta gjatë mbledhjes së Këshillit të CONI në Triennale të Milanos, ndërsa klubi zikaltër vazhdon të shprehë solidaritetin e tij për ta gjitha palët e prekura nga ngjarja tragjike.

Aksidentoi për vdekje 81-vjeçarin, portieri i Interit nën hetim. Ja çfarë rrezikon Josep Martinez

The post Marotta: Ngjarje e rëndë dhe delikate, jemi pranë familjes së viktimës dhe Martinez appeared first on Telesport.