Presidenti i Interit, Beppe Marotta, bëri bilancin e merkatos 24 orë para mbylljes: “Bëmë një ‘sondazh’ për Diaby, që mund të rriste vlerën e skuadrës, por nuk kishte kushtet. Besoj se merkatoja është e mbyllur; nuk parashikoj operacione konkrete”.
Mbi interesimin e Liverpool-it për Dumfries: “Do të qëndrojë me ne, pavarësisht telefonatave në kufi të korrektësisë, të bëra në mënyrë të papërshtatshme, që destabilizojnë”. Për Perisic: “Donte ta mbyllte sezonin me ne, por sërish mungonin premisat. Vetëm një telefonatë, asgjë konkrete”.
Për Frattesi: “Nuk mbajmë lojtarë që duan të largohen; ai s’e ka shprehur kurrë këtë dëshirë. Do të ketë më shumë hapësirë gjatë sezonit”. Rreth Dumfries, pas operacionit: “Mendoj se mund të jetë gati pas rreth një muaji”.
Për “play off”-in e Champions-it ndaj Bodo/Glimt: “Kemi respekt dhe shqetësim. Do të luajmë në kushte klimatike dhe ambientale shumë të vështira, në fushë sintetike dhe −15 gradë”. Për Conte dhe kalendarin: “Nuk i komentoj; tema është e thellë dhe kërkon qetësi”.
The post Marotta: Liverpool-Dumfries? Vetëm telefonata të papërshtatshme, qëndron me ne appeared first on Telesport.










