Lajme të reja vijnë nga Interi. Përmes një njoftimi zyrtar, klubi zikaltër bëri të ditur se presidenti aktual Giuseppe Marotta, i emëruar nga asambleja e aksionarëve më 4 qershor 2024, tani është bërë aksioner me 2%.
“Një vit pas emërimit si president, si Marotta, ashtu edhe fondet e menaxhuara nga ‘Oaktree Capital Management, L.P’. (‘Oaktree’), kanë vendosur të forcojnë partneritetin e tyre. Investimi i Marotta pasqyron angazhimin e tij ndaj klubit dhe përputhjen e plotë me ‘Oaktree’ mbi objektivat afatgjata për të mirën e Interit dhe zhvillimin e tij të vazhdueshëm, – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit nga “Viale della Liberazione”.
– Falë karrierës së tij pothuajse 40-vjeçare dhe përkushtimit të vazhdueshëm ndaj Interit gjatë 7 viteve të fundit, Marotta ka garantuar një udhëheqje të fortë për klubin. Gjatë sezonit 2024-2025, bashkëpunimi ndërmjet Marotta dhe ‘Oaktree’ ka ndihmuar në vendosjen e bazave të një plani strategjik shumëvjeçar, për të siguruar stabilitetin e klubit, rezultate të forta financiare dhe suksesin e Interit brenda e jashtë fushës.
Krijimi i ekipit U-23 është shembulli më i fundit i bindjes së përbashkët për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Me këtë lajm, Interi nis sezonin e ri me një unitet të madh qëllimesh mes komponentëve të ndryshëm të tij: pronarëve, menaxhmentit, punonjësve, lojtarëve dhe tifozëve”.
The post Marotta, jo vetëm president i emëruar. Bëhet edhe aksioner i Interit, zbulohet përqindja appeared first on Telesport.