Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, foli pas fitores ndaj Sassuolos, duke iu rikthyer çështjes së “San Siros”: “Jam i shqetësuar si president dhe njeri i futbollit. Milano rrezikon të mbetet në plan të dytë në skenën europiane. ‘San Siro’ nuk është miratuar për ‘Euro 2032’, nuk mund të presë finalen e Champions-it.
Dy klubet përfaqësojnë qytetin, duhet një stadium modern. Fatkeqësisht debati politik ka bllokuar gjithçka, shpresoj që këshilli komunal të kuptojë rëndësinë e kësaj kërkese. Mundësia e largimit nga Milano: Po, rreziku ekziston. Prioriteti është të qëndrojmë në Milano, por nëse nuk gjendet zgjidhje do të duhet të mendojmë një alternativë jashtë bashkisë”.
Për fitoren ndaj Sassuolos: “Jam shumë optimist. Pas ndërrimit të trajnerit kishte rreziqe, por skuadra ka treguar personalitet dhe është përmirësuar. Kjo pasqyron karakteristikat e trajnerit”. Për garën e titullit: “Favoriti absolut mbetet Napoli, është kampioni në fuqi dhe ka bërë investime të rëndësishme”.
The post Marotta: Jam optimist, por favorit absolut për ta mbrojtur titullin është Napoli appeared first on Telesport.