Beppe Marotta reagoi ndaj deklaratave të forta të Antonio Contes, por zgjodhi të mos e thellojë debatin. “Nuk dua t’i përgjigjem kësaj çështjeje, – tha presidenti i Interit pas asamblesë së Ligës. – Gjyqtarët? Po, e kuptoj, por nuk është rasti të rikthehem sërish te kjo temë. Conte është plotësisht i lirë të thotë çfarë mendon. Në një klimë respekti e demokracie, secili mund të shprehë bindjet e veta. Mund të mos jemi dakord, por është në rregull”.
Duke folur për garën e titullit, Marotta shtoi: “Është një kampionat i bukur dhe i pasigurt si rrallëherë. Ka shumë skuadra në garë, përfshirë Milanin e Allegrit. Më mirë të jesh lepuri apo gjuetari? Gjithmonë më mirë gjuetari”.
Ai përshëndeti edhe rikthimin e Spallettit në Serie A, duke e quajtur “një trajner të madh”, dhe konfirmoi se procesi për blerjen e “San Siros” është drejt përfundimit.
The post Marotta i përgjigjet Contes: I lirë të thotë çfarë të dojë. Arbitrat? Nuk ia vlen të flasim… appeared first on Telesport.



															







