Marotta e kthen pasionin në profesion: Tifozët janë në qendër të gjithçkaje tek Interi

Giuseppe Marotta, president i Interit, në një intervistë për “Radio Sportiva”, theksoi rëndësinë e tifozëve për klubin zikaltër: “Tifozët janë gjithmonë në qendër të gjithçkaje, ata janë njerëzit që meritojnë mirënjohjen tonë. Shpresoj që të jetë një kampionat emocionues, kaq mund të them”.

Duke folur për karrierën e tij, Marotta shtoi: “Kam pasur fatin të kem një karrierë të bukur, me shumë momente për t’u kujtuar, nga fillimet deri te fitoret e titujve dhe finalet e Champions League.

Çdo fitore sjell jo vetëm adrenalinë, por edhe pasion, kjo ndikon në gjithë aktivitetin tonë. Unë jam me fat sepse kam mundur ta kthej pasionin në profesion, kjo është aspirata më e madhe e një personi”.

The post Marotta e kthen pasionin në profesion: Tifozët janë në qendër të gjithçkaje tek Interi appeared first on Telesport.