Luka Modric po fiton zemrat e Serie A, madje edhe presidenti i Interit, Beppe Marotta, nuk i kurseu elozhet për të: “Sot në Serie A kemi një lojtar që për mua është kampion i vërtetë, Luka Modric, edhe pse ka ardhur në moshën 40-vjeçare”. Jo rastësisht, fanella e kroatit është më e shitura te Milani, duke lënë pas Rafael Leaon.
Marotta foli edhe për Cristian Chivu: “Sot kemi një trajner të madh dhe e mbajmë fort. Nuk është një djalosh, ka 44 vite mbi supe, mishëron përkatësinë interiste. Ka qenë 6 vite te të rinjtë tanë dhe është shumë i përgatitur. Kritikat që kam dëgjuar janë sipërfaqësore dhe nuk pasqyrojnë realitetin.
Nuk ka arsye për ndryshim, përkundrazi jemi të kënaqur. Ka metodë moderne pune, aftësi të mëdha, vlerëson lojtarët. Ka kulturë të fortë pune, çdo ditë përmirësohet. Jam optimist, sepse inteligjenca është cilësia e tij rreken gjithmonë drejt ekselencës”.
The post Marotta “bekon” rivalin Modric: Eshtë i vetmi kampion i vërtetë në Serie A appeared first on Telesport.










