Marmoush injoron Van Dijk dhe Saliba, zgjedh yllin e Chelsea-t si mbrojtësin më të vështirë

Ylli i Manchester Cityt, Omar Marmoush, ka zgjedhur kapitenin e Chelseat, Reece James, si mbrojtësin më të fortë me të cilin është përballur në karrierën e tij.

Egjiptiani është përballur me lojtarë si Virgil van Dijk i Liverpool-it dhe William Saliba i Arsenal-it, por zgjodhi anglezin.

Duke folur për mediat, Marmoush kujtoi përballjen e tij në fushë me mbrojtësin e Chelsea-t. Ai tha:

“Deri tani, kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur është Reece James. Ishte ndeshja ime e parë në Premier League. Ai është i shpejtë, i fortë dhe i mirë me topin. Më vuri në vështirësi. Nuk kam luajtur shumë në Premier League akoma, por do të them James për momentin”.

Marmousih nuk është i vetmi yll i Manchester Cityt që zgjodhi James si kundërshtarin e tij më të vështirë.

Shoku i tij i skuadrës, Jeremy Doku, foli për SPORTbible në vitin 2024 dhe e quajti anglezin si mbrojtësin më të fortë me të cilin është përballur në karrierën e tij.

“Kam luajtur kundër shumë mbrojtësve të mirë. Tani është bërë shumë më e vështirë me ekipet që luajnë më shumë në mbrojtje.

“Do të thoja Reece James. Mendoj se ai është një mbrojtës shumë i fortë dhe i mirë, dhe një nga më të fortët kundër të cilëve kam luajtur ndonjëherë”, tha Doku.

The post Marmoush injoron Van Dijk dhe Saliba, zgjedh yllin e Chelsea-t si mbrojtësin më të vështirë appeared first on Telesport.