Redi Jupi mendon se trajneri i Kombëtares, Silvinjo, duhet mbështetur në zgjedhjet që bën, deri pas ndeshjes, pasi i duhet dhënë koha të tregojë sa ka të drejtë.
Dhe kjo sipas tij vlen edhe për ndeshjen ndaj Serbisë, ndonëse ai vetë do të kishte bërë të paktën një modifikim të vogël për formacionin.
“Zakonisht kam idetë e mia, por pres deri pas ndeshjeve për t’i thënë. Shehu aty e ka parë me Andorren, edhe pse nuk është ndeshje për të testuar lojtarë. Mbase i ka pëlqyer dhe e aktivizoi këtu.
Edhe unë sulmin kështu do e zgjidhja, do zgjidhja diçka tjetër në mesfushë, por nuk është momenti për të folur tani. Pastaj ka disa lojtarë që nuk mund të lije jashtë kësaj ndeshje siç është Bajrami.
Për Asanin e Bajramin kisha dyshime por për Ramadanin sot e zbuluam. Ka lojtarë që mund të japin kontribut gjithsesi”, tha Jupi për “SuperSport” para duelit.
The post Redi Jupi kritik ndaj Sylvinhos për formacionin e ndeshjes ndaj Serbisë appeared first on GazetaBlic.