Marihuanë dhe pajisje për shpërndarje, policia ndalon dy të dyshuar në Ferizaj

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën magjistrale Ferizaj–Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli tek të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.1 gramësh e substancës që dyshohet të jetë marihuanë.

Kontrollet janë zgjeruar dje edhe në banesën e njërit prej të dyshuarve, ku janë zbuluar dy peshore digjitale që shërbejnë për matjen e substancave narkotike, si dhe një numër i madh qesesh të zbrazëta të vogla, të cilat përdoren zakonisht për paketimin e narkotikëve./KP/