Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka njoftuar pjesëmarrjen e Marigona Shabiut në konferencën e tyre shkencore, ku ajo do të kontribuojë si bashkautore me punimin “Civil society and the struggle over memorialization”.
Marigona Shabiu është studente e studimeve doktorale në Universitetin e Westminster-it, ku fokusi i saj kërkimor përfshin shoqërinë civile, politikat e kujtesës dhe drejtësinë tranzicionale në shoqëritë pas konfliktit.
Ajo ka përvojë të gjerë në udhëheqjen e organizatave joqeveritare dhe në praktikat e drejtësisë tranzicionale në Kosovë, duke ndërthurur kërkimin akademik me angazhimin praktik.
Në kuadër të hulumtimeve të saj, ajo analizon rolin e aktorëve të shoqërisë civile në formësimin e politikave të kujtesës dhe proceset e drejtësisë tranzicionale në shoqëritë pas konfliktit.










