Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, është i bindur se Liam Delap do të ketë një sukses të madh në klubin londinez. Delap shënoi golin e tij të parë që kur u transferua nga Ipswich dy javë më parë për më shumë se 35 milionë euro, në fitoren 3-0 ndaj Esperance Tunis në Filadelfia, e cila i siguroi klubit një vend në 1/8 e finaleve të Kupës së Botës për klube.
Ishte ndeshja e dytë radhazi si titullar për sulmuesin, pasi debutoi si zëvendësues në ndeshjen hapëse të Grupit D kundër Los Angeles FC. Me Nicolas Jackson ende të pezulluar, 22-vjeçari tani ka mundësinë të sigurojë vendin e tij në ekip për ndeshjen e raundit të dytë të së shtunës me Benficën.
“E dimë që Liam do të shënojë për ne, nuk kemi dyshim për këtë. Kundër Flamengos ai pati tre raste të pastra për të shënuar dhe kjo është një shenjë e mirë, sepse do të thotë se është aty, është në pozicionin e duhur dhe po luan mirë”, tha Maresca.
“Fatkeqësisht, ai nuk shënoi kundër Flamengos, por e bëri në ndeshjen e dytë këtë gjë. Presim që procesi i integrimit të tij të jetë mjaft i shpejtë, sepse e njohim atë dhe ai na njeh ne. A ai e di se si duam të luajmë“, janë fjalët e trajnerit italian për Liam Delap.
The post Maresca vlerëson blerjen e re: Ky ishte vetëm i pari, ai do të shënojë shumë gola për Chelsea appeared first on Telesport.