Maresca: Shumë kartonë të kuq por nuk jemi ekip i padisplinuar, po bëjmë gjithçka për t’i shmangur ato

Chelsea ka një përballje të vështirë të shtunën, ndeshjen derbi kundër Tottenham. Të dyja ekipet po kalojnë një moment të mirë, pavarësisht se Chelsea vjen nga humbja me Sunderland javën e kaluar.

Gjithsesi, kartonët e shumë të kuq që kanë marrë këtë sezon lojtarët e “blues” janë kthyer në një problem, për të cilin trajneri Enzo Maresca jep komentin e tij. Ai flet për disiplinën brenda skuadrës së tij.

Më pëlqen të mësoj dhe të zhvillohem. Në këtë moment, po përpiqemi të bëjmë gjithçka për të shmangur këto lloj situatash. Shpresojmë që të mësojmë dhe të jemi më të mirë në të ardhmen”, tha Maresca.

Duke kujtuar tastin e Delap, që mori të kuq ndaj Wolves në Carabao Cup, trajneri italian saktësoi: “Menjëherë pas ndeshjes, në dhomën e zhveshjes, ai u kërkoi falje të gjithëve. Fola me Liam, ai e di që bëri një gabim. Pikë. Asgjë më shumë se kaq”.

Enzo Maresca, më tej sqaroi se skuadra e tij nuk ka ndonjë problem me disiplinën: “Mendoj se disa nga kartonët e kuq mund t’i shmangim. Disa nga kartonët e verdhë mund të shmangen gjithashtu. Është diçka që duhet ta mësojmë, diçka që duhet ta bëjmë më mirë. Me siguri në të ardhmen do të jemi më të mirë në këtë drejtim.”

The post Maresca: Shumë kartonë të kuq por nuk jemi ekip i padisplinuar, po bëjmë gjithçka për t’i shmangur ato appeared first on Telesport.