Me pesë fitore në 5 javët e luajtura deri më tani dhe 15 pikë të plota, skuadra e Liverpool ka nisur shkëputjen, duke qenë +5 pikë nga ndjekësit. Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka frikë se Liverpool mund të jetë “i pamundur për t’u kapur” në Premier League nëse vazhdon kështu.
Pas një barazimi 2-2 në Brentford dhe më pas një humbjeje 2-1 në Manchester United, Chelsea është tashmë shtatë pikë larg kryesuesve të kampionatit. “Nëse vazhdojnë në këtë mënyrë, mendoj se është e pamundur t’i kapim. Jo vetëm për ne, por për të gjitha klubet”, u shpreh trajneri italian.
“Ata kanë bërë një punë fantastike që nga viti i kaluar dhe lojtarët që kanë vendosur të blejnë tregojnë qëllimin e klubit për të fituar përsëri në Premier League dhe të shkëlqejnë në Champions League. Kjo është mjaft e qartë. Duhet të mos gabojmë më”, deklaroi Enzo Maresca.
The post Maresca: Po vazhdoi me këtë ritëm, Liverpool do të bëhet i pakapshëm në renditje nga të gjithë appeared first on Telesport.










