Maresca: Për Chelsea është vetëm çështje ekuilibri, jemi në rrugën e duhur

Skuadra e Chelsea arriti një fitore të madhe ndaj Tottenham në derbin londinez dhe tashmë të dyja ekipet kanë nga 17 pikë në Premier League. Trajneri i Cheslea, Enzo Maresca, vlerëson skuadrën dhe rezultatin: “Një fitore kundër Tottenham pa pësuar gol na bën të lumtur”.

Ishte një performancë e mirë dhe për të fituar ndeshje të tilla duhet të luash mirë. Ishim të guximshëm në lojën me dhe pa top, krijuam shumë raste. Jemi shumë të lumtur, për ne, për tifozët. Fituam një derbi dhe vazhdojmë përpara”, tha Maresca

Për problemet e ekipit të tij me qëndrueshmërinë, ai shtoi: “Duhet të bëhemi më të qëndrueshëm për të qenë më afër majës. Këtë gjë ua them gjithnjë lojtarëve. Shkuam nga vendi i njëmbëdhjetë në të katërtin. Është çështje ekuilibri, mendoj se jemi në rrugën e duhur”.

Duke folur për performancën e Moises Caicedo, trajneri italian tha: “Ai është i jashtëzakonshëm, në të njëjtin nivel me Rodri, si një nga mesfushorët mbrojtës më të mirë në botë. Edhe Fofana është një mbrojtës i nivelit të lartë për ne”.

The post Maresca: Për Chelsea është vetëm çështje ekuilibri, jemi në rrugën e duhur appeared first on Telesport.