Maresca optimist për të ardhmen: Ka qenë një javë e mirë për Chelsea, po shkojmë në drejtimin e duhur

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, tha se rikthimi i skuadrës së tij në pjesën e dytë, duke rikuperuar disavantazhin prej dy golash në barazim 2-2 në Newcastle, tregoi se lojtarët e tij po luftonin për të.

“Blutë” e Londrës ishin dy gola prapa në pushim në “St James’ Park”, por golat nga Reece James (një goditje dënimi mahnitëse) dhe Joao Pedro, i dhanë një pikë ekipit të Chelsea, që i mbajti ata në vendin e katërt në Premier League.

Maresca pretendoi pas fitores së javës së kaluar ndaj Everton se ai kishte duruar “48 orët më të këqija” të kohës së tij në klub pas humbjes së tyre ndaj Atalanta.

Italiani vazhdoi të përjetonte një javë plot ngjarje, duke refuzuar të jepte hollësi mbi komentet e tij kur u shty nga media, duke u lidhur me drejtimin e Manchester City. Ndërkohë që, në mesjavë, Chelsea fitoi ndaj Cardiff në çerekfinalet e Carabao Cup.

Java ime e fundit nuk ka qenë e komplikuar, por ka qenë e mirë në rezultate. Ne mundëm Everton, mundëm Cardiff dhe barazuam kundër Newcastle. Pra, për sa i përket rezultateve, jam i lumtur”, tha Maresca.

Përsëri, ka gjëra që me siguri mund t’i bëjmë më mire në të ardhmen, kjo gjë nuk ka diskutim. Gjithsesi, mendoj se po shkojmë në drejtimin e duhur dhe skuadra e di mjaft mirë atë që duhet bërë në të ardhmen“, shtoi Maresca.

The post Maresca optimist për të ardhmen: Ka qenë një javë e mirë për Chelsea, po shkojmë në drejtimin e duhur appeared first on Telesport.