Objektivi kryesor i Chelsea-t në këtë merkato është të përmirësojë skuadrën dhe më në fund të shesë të gjithë lojtarët e tepërt, duke i dhënë kështu Enzo Marescas një ekip funksional të lirë nga problemet që i kanë pllakosur në sezonet e fundit.
Pas fitimit të Conference League dhe Kupës së Botës për Klube, trajneri italian dëshiron të rikthejë Blues edhe në Premier League, dhe për këtë arsye, gjatë përgatitjeve të verës ai po zgjedh me kujdes lojtarët titullarë në të cilët do të përqendrohet.
Opsionet janë aty, veçanërisht në sulm, dhe ai nuk ka pse të shqetësohet për lojtarët që largohen, gjë që është një çështje që trajtohet ekskluzivisht nga drejtuesit.
Në konferencën për shtyp, ai shpjegoi mënyrën mjaft të pazakontë se si trajtohen shitjet. Chelsea komunikon me të nëpërmjet mesazheve, duke i dërguar emrin e lojtarit dhe ekipin ku është shitur ose huazuar, shpesh edhe një ditë pas arritjes së marrëveshjes.
Nuk ka një strategji të planifikuar me kujdes dhe sinergjike, por trajneri merret vetëm me stërvitjen e titullarëve dhe rezervave, pa u shqetësuar për asgjë tjetër.
Me një skuadër kaq të madhe, është e pamundur t’ia lësh gjithçka në dorë Maresca-s: sezonin e kaluar, Chelsea kishte 46 lojtarë në listë, dyfishi i numrit të nevojshëm.
Shumë prej tyre u lanë jashtë, dhe vitet e fundit, kjo situatë ka qenë një problem i madh, duke e penalizuar ekipin për sa i përket rezultateve.
Me dy trofe ndërkombëtarë të fituar, klubi anglez ka hedhur themelet për një rindërtim të madh, i cili po zhvillohet tërësisht pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të trajnerit në merkato.
Për shembull, Maresca mësoi për transferimin e Ugochukwu te Burnley vetëm një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, nëpërmjet një mesazhi.
Merkato trajtohet tërësisht nëpërmjet sms-ve, dhe Maresca thjesht pranon se çfarë po ndodh, siç shpjegoi në një konferencë për shtyp:
“Unë marr këtë lloj njoftimesh nga klubi sepse nuk u kushtoj vëmendje atyre që stërviten dhe duhet të largohen. Unë përqendrohem vetëm në përgatitjen e seancës stërvitore, në fitimin e ndeshjeve”.
Pra, italianit nuk i interesojnë lojtarët që stërviten veçmas dhe konsiderohen si të tepërt: Chelsea po përpiqet ta zvogëlojë skuadrën për të krijuar një skuadër më të menaxhueshme, dhe këto lloj situatash trajtohen vetëm nga drejtuesit dhe komunikohen me një mesazh të ftohtë, një dukuri e rrallë midis ekipeve të mëdha europiane.
The post Maresca njoftohet për shitjet e Chelsea-t me sms: menaxhimi i merkatos është absurd appeared first on Telesport.