Enzo Maresca doli në konferencën për shtyp para ndeshjes së Chelsea kundër Barcelonës në Champions. Ai vjen pas fitores ndaj Burnley dhe ngjitjes në vendin e dytë të Premier League. Për Cole Palmer tha: “Nuk e dimë kur do të kthehet, po punon mirë”.
Për rëndësinë e javës me Barcelonën dhe Arsenalin: “Është një javë e madhe, por i marrim ndeshjet një e nga një”. Maresca u ndal edhe te Enzo Fernández dhe ndikimi i mungesës së Pedrit: “Barcelona pa Pedri nuk është e njëjta gjë. Kur mungon Pedri nuk humbet vetëm Barça, humbet futbolli”.
Ai kujtoi emocionet e përballjeve si lojtar kundër Barcelonës, përfshirë një fitore 2-0, por theksoi se tani është “histori tjetër” si trajner kundër një skuadre fantastike. Maresca u shpreh i lumtur të drejtojë Chelsea: “Jam shumë i lumtur të jem këtu, në një klub të madh”.
Për talentet si Lamine Yamal dhe Estevao, tha se “është shumë bukur t’i shohësh”, ndërsa për Lewandowskin theksoi cilësinë dhe rrezikshmërinë e tij. Ai shtoi se Chelsea duhet të gjejë ekuilibrin mes sulmit dhe mbrojtjes ndaj një Barçe që shënon shumë.
The post Maresca: Nga mungesa e Pedrit humbet Barcelona, por edhe futbolli i bukur appeared first on Telesport.











