Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, shpreson ta ketë sërish në dispozicion Cole Palmer në fund të muajit, në kohë për t’u përballur me Barcelonën në Champions League dhe Arsenal në Premier League.
“Shpresojmë, por po e marrim situatën ditë pas dite me Cole. Ai nuk ka marrë pjesë ende në asnjë seancë stërvitore me ekipin. Kemi Benoit Badiashile, i cili ndoshta do të jetë i disponueshëm pas pushimit ndërkombëtar dhe ky është një lajm shumë i rëndësishëm për ne”, tha Maresca.
“Për të qenë i sinqertë, do të doja ta kisha Cole këtu që nesër. E duam në çdo ndeshje. E kam thënë shumë here, jemi një ekip më i mirë me Cole Palmer. Fatkeqësisht për ne, ai është i lënduar, por patjetër që e duam shumë shpejt”, shtoi trajneri italian.
Pedro Neto humbi seancën stërvitore të së martës dhe nuk do të luajë në ndeshjen kundër Qarabag për shkak të një problemi të vogël. Neto luajti 85 minuta në fitoren 1-0 të së shtunës ndaj Tottenham: “Nuk është një problem serioz, vetëm një shqetësim i vogël. Kështu që po përpiqemi ta mbrojmë atë.”
Për mesfushën, Maresca përmendi opsionet e disponueshme: “Caicedo është mirë. Gjithashtu kemi Lavia dhe Andrey Santos që mbulojnë atë pozicion. Ndonjëherë, do të përdorim edhe Acheampong, do të përdorim Reece James. Ne përpiqemi, siç e kemi thënë gjithmonë, të gjejmë një zgjidhje kur lojtarët mungojnë.”
The post Maresca lutet për Palmer: Shpresoj ta kem në fushë në ndeshjet kundër Arsenal dhe Barcelona appeared first on Telesport.











