Maresca: Kur fiton ndeshje të tilla në Champions përgatitesh më kollaj për derbin me Arsenal

Kjo fundjavë do të sjellë një përballje madhështore në Premier League, atë mes Chelsea dhe Arsenal. Jo vetëm se janë dy ekipet që kryesojnë renditjen e kampionatit por edhe për faktin se vijnë nga një moment i mirë në Europë.

Para përballjes në derbin londinez, Arsenal mundi Bayern Munich, ndërsa Chelsea shkatërroi Barcelonën. Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, duke folur për këtë sfidë tha: “Duhet ta ruajmë vrullin. Është shumë mirë dhe shumë më e lehtë të rikuperosh energjinë kur fiton ndeshje“.

Fitorja ndaj Barcelonës ishte fantastike, disomos kur fiton në shtëpi, me tifozët tanë që na mbështestin. Është gjithmonë mirë të ndash këtë lloj momenti me ta, pasi janë një forcë e madhe për ne”, shtoi trajneri italian, që mendon për derbin.

U kam thënë lojtarëve që 48 orët e ardhshme të çaktivizohen plotësisht, të pushojnë dhe të rikuperohen sepse të dielën kemi Arsenal. Mesazhi im ishte të rikuperojmë energjinë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Pastaj nga e premtja bëhet fjalë për përqendrimin tek Arsenal“, tha Maresca.

The post Maresca: Kur fiton ndeshje të tilla në Champions përgatitesh më kollaj për derbin me Arsenal appeared first on Telesport.