Maresca: Jo shumë ekipe mund ta bëjnë atë që po bën Chelsea këto vite

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, deklaroi për mediat se ai është i kënaqur me skuadrën e tij dhe rezultatet e arritura deri më tani këtë sezon, pavarësisht se shpesh ka marrë kritika.

Skuadrës londineze i ka munguar hera-herës vijueshmëria, por për trajnerin italian skuadra është mirë. “Jemi një ekip me shumë lojtarë të rinj, që u duhet pak kohë të mësohen me kaq shumë përgjegjësi”, tha Maresca.

Kur luan kaq shumë ndeshje është normale edhe që të humbasësh. Në asnjë kampionat nuk ka një ekip që po fiton gjithnjë. Ky është futbolli sot, kur luhen kaq shumë ndeshje”, u shpreh Enzo Maresca.

Mendoj se jo shumë ekipe mund të bëjnë atë që ka bërë Chelsea në këto 16 muaj. Kemi kaq shumë finale e trofe të arritura, me një grup të rinj djemsh e që premtojnë shumë për të ardhmen”, tha italiani.

The post Maresca: Jo shumë ekipe mund ta bëjnë atë që po bën Chelsea këto vite appeared first on Telesport.