Maresca jep lajmin e mirë: Palmer mund të luajë si titullar, por duhet të menaxhojmë minutat

Më në fund, pas një mungese të gjatë, sulmuesi anglez Cole Palmer është gati të rikthehet në fushë. Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, konfirmoi rikthimin e lojtarit të trij të preferuar, por këmbënguli se duhet kujdes.

“Cole është i disponueshëm. Ndeshjen e fundit, ai ishte në stol. Kur kishim me dhjetë lojtarë ndaj Arsenal, ishte më e komplikuar për Cole. Tani ai duhet të rikthehet edhe për sa i përket gjendjes së tij fizike”, tha Maresca.

Ai mund ta luajë si titullar. Ideja me të është që të fillojë të marrë sa më shumë minuta derisa të mund të luajë një ndeshje të plotë. Gjithçka do të bëhet gradualisht, pasi sezoni është ende i gjatë”, tha trajneri i Chelsea.

Londinezët do të luajnë sot ndaj Leeds: “Të gjithë janë mirë. Kemi një ekip të fortë fizikisht përpara. Ne po përgatitemi dhe kur të shohim formacionin, mund të organizohemi. Varet nga plani i lojës, por jam i kënaqur me ekipin”.

The post Maresca jep lajmin e mirë: Palmer mund të luajë si titullar, por duhet të menaxhojmë minutat appeared first on Telesport.