Maresca jep lajmin e keq: Palmer do të mungojë më gjatë se sa prisja, ja kur do të rikthehet

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka folur sot për mediat në prag të ndeshjes që londinezët do të zhvillojnë Nottingham Forest të shtunën pasdite. Ai dha lajmin e keq se sulmuesi Cole Palmer do të mungojë për një kohë të gjatë.

Gabohesha në lidhje me situatën e Palmer. Fatkeqësisht, ai duhet të jetë jashtë për një kohë më të gjatë, ndoshta edhe gjashtë javë të tjera. Ky është përditësimi më i fundit nga stafi mjekësor”, tha Maresca.

Po përpiqemi ta mbrojmë Cole sa më shumë që të mundemi dhe gjëja më e rëndësishme është që kur të kthehet, të jetë plotësisht në formë. Stafi mjekësor nuk është magjistar”, shtoi më tej trajneri italian i Chelsea.

Shpresojmë që gjashtë javë të jenë të mjaftueshme, por është një problem që duhet ta shohim hap pas hapi, javë pas jave. Por, me siguri, ai do të jetë më mirë. Cole duket shumë mire, i relaksuar. Po përpiqet të shërohet nga lëndimi. Po bën të gjithë terapinë që duhet të bëjë. Duket mirë”, tha Enzo Maresca.

The post Maresca jep lajmin e keq: Palmer do të mungojë më gjatë se sa prisja, ja kur do të rikthehet appeared first on Telesport.