Maresca: Jemi një ekip i ri në moshë që synon shumë, pas një viti puna po bëhet më e lehtë

Chelsea do të luajë të martën në mbrëmje kundër Fluminense në gjysmëfinalen e parë të Botërorit për klube. Një ndeshje ku londinezët e trajnerit Enzo Maresca vijnë me disa mungesa për shkak të dëmtimeve, por që për trajnerin italian duken të rikuperueshme.

Moi Caicedo u pezullua, ndërsa Romeo Lavia, për fat të keq kishte një problem të vogël muskulor. Edhe Reece James ndjeu diçka gjatë nxehmjes. Ne mendojmë se janë problem të rikuperueshme, por preferojmë të mos rrezikojmë”, tha Enzo Maresca.

Jemi ende një ekip i ri në moshë, që po fitojmë shumë përvojë duke luajtur në këto ndeshje. Kemi mjaft lojtarë të rinj që po integrohen dhe të tjerë mund të vijnë, por duke punuar mund t’ia dalim mbanë”, tha Maresca.

Trajneri i Chelsea këmbënguli se koha e tij e kaluar me lojtarët tani po e bënte më të lehtë ndryshimin e gjërave, pasi grupi më i madh ka një mirëkuptim dhe mund të menaxhojë ndryshimet pa shumë ndërprerje. “Mendoj se tani jemi një vit bashkë”, tha Maresca.

E njohim njëri-tjetrin shumë, shumë më mirë krahasuar me një vit më parë. Dhe me një strukturë të ndryshme, një mënyrë të ndryshme për të luajtur, mendoj se lojtarët po bëhen gjithnjë e më të mirë”, shtoi trajneri italian.

The post Maresca: Jemi një ekip i ri në moshë që synon shumë, pas një viti puna po bëhet më e lehtë appeared first on Telesport.