Chelsea arriti një kualifikim të vështirë në raundin tjetër të Kupës së Ligës në Angli pas fitores 2-1 ndaj Lincoln City. Një fitorte me përmbysje e “blues”, që ishin në disavantazh 0-1 pas përfundimit të pjesës së parë
Trajneri italian Enzo Maresca konfirmon se ka ngritur zërin në dhomën e zhveshjes në pushim të ndeshjs, pasi ka qenë i zemëruar me të tijtë. Më pas erdhën dy gola në pjesën e dytë, që përmbysën rezultatin.
“Isha shumë i zemëruar. Në këto lloj takimesh duhet të luash në një mënyrë tjetër. Ka më shumë të bëjë me dëshirën. Nëse ndeshja tjetër do të jetë sërish me një ekip të këtij niveli, kjo sfidë do të jetë një përvojë e mirë për djemtë”, tha Maresca.
“Ne kemi nevojë për këtë përvojë. Ne ndryshuam diçka taktikisht, por gjetëm menjëherë një gol që ishte i mirë për ne. Por duhet të lavdëroj ekipin, sepse ishte një ndeshje shumë e vështirë jashtë fushe”, deklaroi trajneri italian.
Më tej, Maresca shtoi: “Ne fituam dhe jemi të lumtur. Kishim pesë ose gjashtë lojtarë në fushë që nuk kishin luajtur kurrë në këtë lloj takimesh. Nuk ka të bëjë me cilësinë, ka të bëjë me dëshirën, fitoren e dueleve dhe topat e dytë”.
“Kishim nevojë për këtë ndeshje dhe fitore. Java e kaluar ka qenë një javë e vështirë për ne për sa i përket rezultateve. Tani do të fillojmë përsëri”, deklaori Maresca.
The post Maresca i inatosur me skuadrën në fund të pjesës së parë: Këto ndeshje janë përvojë, koha të fitojmë përsëri appeared first on Telesport.









