Maresca ende në dilemë për të ardhmen e tij pas polemikave: Nuk kam folur me drejtuesit e Chelsea

Trajneri Enzo Maresca ka deklaruar sot se ende nuk ka folur me drejtuesit e Chelsea pas polemikave të javës së kaluar. Pak ditë më parë ai foli me tona të ashpra për situatën përreth tij.

Maresca pretendoi se përgatitja për fitoren e tyre ndaj Everton fundjavën e kaluar “ishin 48 orët më të këqija” që kur ai kishte qenë në klub. I pyetur nëse ka folur me shefat ose nëse priste të fliste me ta, Maresca tha: “Jo!”.

Do të doja të bisedoja, por nuk kemi asnjë takim në plan. Tani jam duke menduar për ndeshjen e radhës ndaj Newcastle, ndaj nuk kam asgjë të re. Për mua skuadra vjen para të gjithave”, tha Enzo Maresca.

The post Maresca ende në dilemë për të ardhmen e tij pas polemikave: Nuk kam folur me drejtuesit e Chelsea appeared first on Telesport.