Enzo Maresca po i mban gishtat e kryqëzuar. Në prag të ndeshjes së Champions League sot kundër Ajax, trajneri i Chelsea shpreson që Enzo Fernandez do të jetë në gjendje të kthehet në fushë në “Stamford Bridge”, pasi mungoi në ndeshjen e Premier League kundër Nottingham Forest për shkak të një dëmtimi të lehtë.
“Enzo mori pjesë në seancën stërvitore të djeshme, kështu që do të shohim nëse vendosim ta përdorim sot. Por, nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi; ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e tij, që të evitojmë përkeqësim të situatës”, tha Maresca.
Sa i përket kundërshtarëve, trajneri italian shtoi: “Ata janë një ekip që përpiqen gjithmonë të luajë futboll, është si ADN-ja e klubit. Kështu që patjetër do të jetë një ndeshje e vështirë pr ne dhe për ata”.
“Luajmë në fushën tonë, jemi në një moment pozitiv edhe pse kemi mjaft mungesa. Duhet të shfrytëzojmë çdo faktor në favorin tonë për ta kthyer në gol dhe të fitojmë. Në Champions duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë për t’u kualifikuar direkt”, tha Maresca.
The post Maresca: Chelsea në moment pozitiv, synojmë kualifikimin direkt në fazën tjetër appeared first on Telesport.