Ekipi i Chelsea hyri në histori, si i pari që fiton Botërorin për klube, turne që u zhvillua këtë verë në Amerikë. Në finale, skuadra londineze mundi 3-0 PSG, fituesit e Champions League.
Enzo Maresca, trajneri i Chelsea, pohoi se Kupa e Botës për klube mund të jetë më e rëndësishme se Liga e Kampionëve në të ardhmen, duke krahasuar ndryshimin midis dy ligave kryesore të klubeve në botë.
Ai u pyet për të ardhmen e Kupës së Botës për klube të organizuar nga FIFA si dhe evolucionin e saj. “Mendoj se Kupa e Botës për klube do të jetë po aq e rëndësishme ose edhe më e rëndësishme se Champions League”, tha Maresca.
“Pata fatin të isha pjesë e një stafi trajnerësh te Manchester City që fitoi Ligën e Kampionëve tre vjet më pare. Por, ky Botëror për klube ka të përfshirë klubet më të mira në botë”, shtoi trajneri italian i Chelsea.
The post Maresca: Botërori për klube është më i rëndësishëm se Champions League appeared first on Telesport.